Arberi

Tedi Blushi: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Hapni kutitë, të numërohet çdo votë

Presidenti i Republikës Ilir Meta përsërit apelin e tij që vëmendja e opinionit publik të mos përqëndrohet tek punimet dhe deklaratat e një parlamenti që nuk ka asnjë opozitë brenda tij.

Reagimi vjen nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili thekson se vëmendja duhet të përqëndrohet tek procesi zgjedhor, duke theksuar se ndryshimi është brenda në kutitë e votimit, dhe si i tillë, ai apelon që të hapen kutitë dhe të numërohet dhe rinumërohet me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Reagimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.

Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

Leave a Response