AN/OP

Tema e Dialogut e pret n’tavolinë Qeverinë e Re të Republikes së Kosoves !

Falë përgjegjshmerisë së Kryemnistrit Hoti, dialogu me Serbinë tani më është zhbllokuar dhe në binar normal, por i ndërprerë për momentin pas aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese i cili e qon vendin në zgjedhje të jashëtzakonshme të cilat mabahën të dielen e 14 shkurtit 2021 !

Shkruan: Fatmir BAJRAJ

Bllokimi i Dialogut me Serbinë nga ana e ish Qeverisë Haradinaj dhe kryeneqësia e ish Kryemnistrit Kurti, kishin sjellë vendin para një kërcënimi serioz nga ana e Adminstratës jo-konvencioanle dhe atipike amerikane të Presidentit Donald Trump, me pezullimin e fondeve finansiare të SHBA-vë, për Kosovën, ngrirjën e raporteve të Pentagonit me Ushtinë e Kosovës (FSK-në), pra një embargo që pralajmronte kohë të rënda për Kosovën, dhe mbi të gjitha ; kërcënimin e Shtepisë së Bardhë në mundësinë shqyrtimit të largimit të trupave amerikane nga Bondstilli si përgjigje ndaj një Kryemnistri të papërgjegjshëm, dhe të rrezikshëm për të ardhmën e vendit, siq ishte Kryemnistri Kurti.

Kurti, iku nga fronti duke dezertuar nga përgjegjësitë kushtetuese dhe shtetërore, duke mos përballuar presionin amerikan dhe premtimet që i kishte dhënë Adminsitaretes së Presidentit Trump në lidhje me Dialogun, duke shkaktuar rënjën e vetëvetës dhe instalimin e barierave të reja karshi dialogut, për Qeverinë e Re, siq ishte masa e Reciprociteti !

Ardhja e Dr.Avdullah Hotit n’krye të Qeverisë së Kosoves, i dha impuls procesit të dialogut, duke heqë barierat dhe duke u kthye n’tavolinë e bisedimeve, si shtetar i vertetë n’përballje me sfidën e dialogut, e cila ishte në krye të agjendes së Brukseli dhe Uashingtonit, si njëra nga temat me rëndësi strategjike n’Ballkanin Përndimor, e cila ishte kthye në pengesë të integrimeve n’BE-së !

Marveshja me Serbinë, kruciale për fatin e integrimeve !

Kandidatet potencial për postin e Kryemnistrit të Kosoves, siq janë, Kryemnistri në detyrë, Dr. Avdullah Hoti, lideri i VV-së, z.Kurti, z. Fat,ir Limaj nga Nisma dhe ai i PDK-së, z.Enver Hoxhaj, përjashto Kryemnistrin në detyrë, të gjithë tjerët shmangin temën e Dialogut, si temë e cila nuk është “popullore”, ngase nuk sjellë vota, duke parapelqyer ta kalojnë në heshtje, edhe pse të vetëdijshëm se ajo e pret n’tavolinë Kryemnistrin e ri, të dalë pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Platforma e Qeverisë Hoti n’dialogun e Brukselit dhe Uashingtonit, unike !

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si platformë shtetërore në tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel & Uashington, në njërën anë, si dhe njohja reciproke si kulmim dhe derivat i procesit, janë bazamenti dhe kurora e gjithë procesit të mundimshëm e të stërgjatur për rreth një dekade.

Konturimi i parimeve të qarta të z.Hoti, siq janë ;

Integriteti i vendit, sistemi unitar i shtetit, dhe Asociacion të Komunave me shumicë serbe, pa pushtet të tretë, përkatësisht, pushtet ekzekutiv.

Marveshja për njohje reciproke, si marveshje për të gjitha ose për asgjë, duke afatizuar procesin e negocimit dhe e njëjta të jetë n’përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosoves dhe e ratifikuar në Parlamentin e Kosoves, sikur ka marr bekimin e qytetarëve të Kosoves, por edhe të qendrave të vendosjes, përkatësisht të partnerëve tanë strategjik në SHBA dhe BE !

Kosova ka një Merveshje të ratifikuar në Parlementin e Kosoves në lidhje me AKS-në, pra Marveshjen e parë të prillit 2013, dhe një Marveshje të parimeve të 2015-tës, e cila konform aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, duhet të formohet si obligim ndërkombëtar dhe në këtë sens, Parlamenti i ri Kosoves duhet pa humbur kohë, të nxjerrë statutin e AKS-së, kuptohet pa komptenca ekzekutive, dhe t’i mbyllë shtigjet për opsione tjera të cilat mund t’i nxjerrë, lehtësuesi i bisedimeve, Brukseli, opsione të cilat janë ma të pavavorshme për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Hezitimi i Kosovës n’lidhje me formimin e AKS-së, dëmton Kosovën dhe ndihmon Serbinë e Vuqiqit cila i’a ka dalë mbanë që në arenen nderkombëtare të shihet si një shoqëri dhe pushtet demokratik dhe kinse e interesuar për marveshje dhe duke hedhur fajin pales tjetër, Kosoves.

Në një rast të tillë, Serbisë do t’i hapej kapitulli i 35-të, i integrimit dhe antarsimit në BE, derisa Kosova dhe qytetarët e saj, janë ende pa liberalizim të vizave dhe si vrimë e zezë në Kontinentin e vjetër !

Kosova dhe qytetarët e saj, vuajnë ngadalësimin në procesin e integrimeve europiane dhe parasegjithash, edhe mosliberalizimin e vizave, për faktin se ish opozita; LVV, AAK dhe NISMA, në vitin 2015 kishin ndermarrë një betejë jokonvencioanle dhe jodemokratike për pushtet, kundër Qeverisë Mustafa, duke sajuar e konstruktuar kauza të rrejshme kinse në interes dhe në mbrojtje të vendit, siq ishte Demarkacioni me Malin e Zi dhe AKS-ja, protesta të dhunshme në Parlament dhe në rrugë, që sollën deri në bllokimin e vendit dhe të proceseve integruese.

Një Qeveri dhe Kryemnister i papërgjegjshëm, siq ishin ; Thaqi, Haradinaj dhe Kurti, mund të kthej pas gjithë procesin dhe progresin e arritur të Kryemnistrit Hoti, në Dialogun e Brukselit, dhe n’veqanti, marveshjen historike të 04 shtatorit 2020 të Uashingtonit në Shtepinë e Bardhë.

Qytetarët e Kosoves tani më kanë pas vetes, modelin e qeverisjeve të pararëndësve, dhe këtë të fundit në detyrë, dhe mundësinë e votimit të atij modeli qeverisës me të cilin duan të identifikohen dhe ecin tutje…!

Leave a Response