Sport

Tottenhami ka caktuar takim me Ten Hag për pozitën e trajnerit

Tottenham Hotspur është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm 2021/2022.

Sipas raportimeve në mediat sportive, trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, është në listën e ngushtë të ekipit anglez

Për më shumë, gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano, i cili ndër të tjera punon edhe për Sky Sport, ka thënë se tashmë është caktuar një takim.

“Tottenhami ka caktuar një takim të drejtpërdrejtë me Erik ten Hag. Ai është në mesin e kandidatëve për t’u bërë trajneri i ri i Spursave – Ten Hag është i hapur për t’u larguar nga Ajaxi gjatë verës. Asgjë nuk është vendosur ende”, ka shkruar Romano

Klubi anglez është në kërkim të një pasuesi të Jose Mourinhos dhe e konsideron trajnerin e skuadrës nga Amsterdami si njeriun ideal për ta angazhuar.

Leave a Response