Arberi

“Tre muaj pushime, me rroga të majme, shtrirë në diell”! Artan Fuga reagon pas deklaratës së Ballës: Pse Kuvendi i ri duhet të mblidhet me 9 shtator?!

Akademiku Artan Fuga reagon pas deklaratës së Taulant Ballës në emisionin “Real Story” se “Kuvendi i ri do të mblidhet me 9 shtator dhe Presidenti Ilir Meta nuk mund ta pengojë”

Në reagimin e tij, Fuga thekson se Kuvendi nuk mund të bëjë kaq muaj pushim, ku deputetët të vijojnë të marrin rroga të majme dhe të ngrohen në diell.

Sipas akademikut, “Në 1 maj të dali rezultati i zgjedhjeve, në 26 maj të mblidhet Kuvendi dhe në 1 qershor qeveria e re, ciladoqoftë, të jetë në punë”!

Reagimi i Fugës:

Si? Si? Si?
Përsërite edhe një herë?
Kongresi, më falni, Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator? Pra, Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator?
Jo po mblidheni në 2024!
Shiheni!

Mars, 1, prill 2, maj 3, qershor 4, korrik 5, gusht 6, shtator 7, shtatë muaj pa Kuvend ne?
Uaaaa! Kush qeveri do të qeverisi pa Kuvend? Kush qeveri do të qeverisi jashtë vullnetit të ri të shprehur nga sovrani sidoqoftë ai?
Ajo nuk do të ishte qeveri, por grusht miqsh kapur rob me anë të forcës shqiptarët!
Po e them edhe njëherë, nuk ka pikë rëndësie se kush fiton zgjedhjet në këtë këndvështrim.
Shqiptarët 7 muaj pa Kuvend. Ndërkohë që kanë nja 3 vjetë pa Kuvend.
Ndërkohë që kanë nja 6 vjet pa sistem drejtësie!
Nga dita e zgjedhjeve duhet të kemi nja 7 muaj qeveri me mandat të mbaruar???
Ore, ka më arësye në këtë vend, ka më logjikë, ka më moral?
A e dëgjova mirë apo jo? Në vend që në 1 maj të dali rezultati i zgjedhjeve në 26 maj të mblidhet Kuvendi dhe në 1 qershor qeveria e re, ciladoqoftë, të jetë në punë!
Pse ju duhet kjo kohë prej 7 muajsh, për një qeveri që të komandojë si në mall të vet! Pa kontroll legjislativi formalisht se as tani nuk e ka?
Pse ore shkollë është Kuvendi që dashka tre muaj vere pushim, ohoho, me rroga të majme, shtrirë në diell, në vend që të përveshi llëret qeveria e re se vendi është në kolaps total!

Leave a Response