Sport

Trepça ’89 barazon në shtëpi me Besën, vështirëson mbijetesën

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Besës doli të jetë shumë interesante edhe pse skuadra pejane është pa objektiva, duke u mbyllur 1-1.

Pejanët që do të garojnë në vitin e ardhshëm në Ligën e Parë kaluan të parët në epërsi

Diellon Beseni shënoi në minutën e 20-të për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa pjesa e dytë ishte më interesante.

Arbnor Muja gjuajti me të djathtën drejt portës dhe barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 64-të.

Rastin më të mirë për të fituar minatorët e kishin me Mohamed Darëish që goditi transversalen.

Trepça ‘89 mbetet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa e fundit. 

Leave a Response