Showbiz

Vajza e Madonna-s flet për raportin që ka me këngëtaren, modelja: E fitova pavarësinë kur…

Vajza e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, ka zbuluar gjatë një interviste të fundit se këngëtarja në fakt është një nënë e rreptë.  

Sipas “Page Six”, teksa po fliste për “BFF Debi Mazar”, Lourdes tha: “Mamaja ime është një fanatike e kontrollit, dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time. U bëra plotësisht e pavarur ndaj saj sapo mbarova shkollën e mesme.”

Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë ishte duke paguar vetë shkollimin në kolegj dhe apartamentin në Nju Jork, pavarësisht pasurisë shumë milionëshe të nënës së saj.Image

Nuk marr asnjë ndihmë nga familja. Natyrisht, u rrita me disa privilegje (për shkak të famës së Madonna-s). Nuk mund ta mohoj këtë. Por mendoj se nëna ime, pasi pa fëmijët e tjerë të famshëm, tha: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat që doni, atëherë ata kanë pushtet mbi ju.”

Leon tha se do të donte që një ditë të fitonte para bazuar tek talentet e tjera që ka, dhe jo vetëm si modele.

Nëna ime është shumë këmbëngulëse dhe më bën të mendoj se si mund të njihem nga njerëzit përtej pamjes sime. Kjo (modelingu) nuk është ajo për të cilën njerëzit dua të më kujtojnë,”– tha Leon.

Leon, e cila ka luajtur në filmat “Goodfellas” dhe “Little Man Tate”, tha se një nga arsyet pse nuk e sheh veten në ekranin e madh është sepse “aktorët me të vërtetë më bezdisin dhe nuk mund të jem pranë tyre. Sa i përket muzikës, mund të këndoj, thjesht nuk jam e interesuar për të.”ImageFOTO GALERI

Leon është vajza e Madonnas që erdhi në jetë nga lidhja e saj me ish të dashurin, Carlos Leon, me të cilin këngëtarja doli nga shtatori i vitit 1994 deri në maj 1997.Image

Ajo gjithashtu ka një djalë 21-vjeçar, Rocco Ritchie, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, dhe pesë fëmijët e birësuar: David Banda, 16 vjeç, Mercy James, 15 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stelle Ciccone, 9 vjeç.

Leave a Response